Ashura in America - Celebrating a Muslim holiday in Michigan by Stephen Schwartz

Detroit

The Muslim holiday known as Ashura, the 10th of Muharrem in the Islamic calendar, fell on January 7 this year. Ashura is an especially sacred occasion for Shia Muslims. It commemorates the death of Imam Hussein, the grandson of Muhammad, at the battle of Karbala in Iraq in 680, when Hussein and his supporters were defeated in a rebellion for justice against the tyrant Yezid. On Ashura, Shias also express their remorse at the failure of his partisans to sufficiently rally to Hussein's side. Islamic theology equates Ashura, because of this element of repentance, with the Jewish Yom Kippur, or Day of Atonement.

The Shia drama of Ashura and Karbala is known to the non-Muslim world mainly from grotesque images sent around the world by television, for as Shias mourn the death of Hussein, they often wail loudly, their eyes streaming with tears, and may beat themselves with their fists or flog themselves in contrition. Sometimes this flagellation is carried out with knotted whips, even during parades in New York; sometimes with chains, in Beirut or Tehran; and in the past the participants commonly drew their own blood by cutting their scalps with swords. Although in recent years voluntary bloodletting has been forbidden by Shia clerics, it tends to be revived when Shias find themselves in extremis.

In Iraq, Saddam Hussein had suppressed Shia observances, and after U.S.-led forces liberated the tomb of Imam Hussein in Karbala in 2003, millions of Shias flocked to the site for Ashura. In contrast with the annual hajj pilgrimage to Mecca in Saudi Arabia, which typically produces fires, stampedes, and resulting deaths, the first free convocation of Shias in Karbala in many years was carried out without fatal accidents, disorders, or even serious inconvenience. But the Shias were then so unrestrained in their exaltation that many in Iraq opened their veins in the forbidden practice.

Since then, Ashura in Iraq has typically been accompanied by anti-Shia violence, as al Qaeda and other Wahhabi extremists incited from neighboring Saudi Arabia have attacked the Shias. This year two million devotees traveled to Karbala. Iraqi authorities mobilized 30,000 soldiers to protect them, and reported various terrorist attacks aiming to disrupt the occasion. Such incidents included the slaying of 38 people and injury of 70 when a male suicide bomber dressed as a woman entered the Imam Musa Kazim Shia shrine in Baghdad on January 4. The shrine was then closed to women. A real female was arrested on January 7 when, with bombs strapped on beneath her garments, she joined a Shia parade marching to Karbala. In Pakistan, authorities reinforced local security for the Shia minority, which has been repeatedly slaughtered in their mosques and on the streets.

Ashura has its more sedate aspects; after the ritual outpouring of grief, believers will gather for a collective meal, typically concluding with consumption of a pudding made of sugar or honey, nuts or dried fruit, and rice or wheat. The sweet dish is also called Ashura, and is usually given to the poor.

The American Muslim community includes hundreds of thousands of Shias, mainly Iraqis and Albanians centered in Michigan. But while American Arab and American Pakistani adherents surrender themselves to histrionics and self-mutilation, the Balkan Shias are more subdued, as seems appropriate for a memorial occasion. Their Ashura event resembles a wake held by a fraternal order more than a Middle Eastern outburst of emotion.

I spent the weekend of January 10-12 in Detroit at the annual Ashura tribute held at the large meeting hall of the Bektashi Sufis, an Albanian mystical order. Outside the building, snow was piled high, but the roads were clear.

Inside, there was no weeping, shouting, or flogging, and with hundreds of men and women in attendance, not a veil or heavy female covering was to be seen. Many images of Hussein and his father Ali, the son-in-law of Muhammad, were, however, on display, along with the American flag. The Ashura ceremony among the Bektashis included a speech by a Catholic priest, Father Anton Kqira of St. Paul's Church in Rochester Hills, Michigan. He addressed the Sufi audience as his "brothers," and was followed by a warm greeting by a local Sunni cleric, Imam Shuaip.

The Sufis were represented by their local leader, the venerable Baba Arshi Babai of Albania, and Baba Edmond Brahimaj, who has led Sufi resistance against Saudi-financed Islamist aggression in Macedonia. The main local community figure was Ekrem Bardha, a successful businessman who supports many public efforts for the common good in America.

When the Bektashi Sufis established themselves in Michigan in 1954, the founder of their center, Baba Rexheb Beqiri, wrote on their first Ashura in the United States that Imam Hussein was persecuted and slain at Karbala because he defended a constitutional attitude toward religious rule, liberty, and the welfare of the people. Hussein, according to Baba Rexheb, "kept alive the flag of liberty, the prestige of religious democracy." The people rebelled against the injustices of their rulers, but evil usurpers replied with "terroristic actions." This anticipation by a Balkan Sufi exile in America of the key questions in the relations between Islam and the West a half-century afterward is more than remarkable. The principle of "religious democracy"--meaning democracy within religion, not a political system based on religion--comprises a great challenge to Sharia-driven conformity in Islam, and the description of Muslim tyrants maintaining their position by terror could be taken from the pages of any newspaper in the world today.

The Balkan Shias who gathered in snow-covered Michigan to observe Ashura demonstrated that an American Islam--as American as it is Muslim--exists. It is a bulwark of civilization against extremism, standing for peace and mutual respect between faiths, and appreciative of the opportunity to mourn a Muslim hero in safety and freedom.
Stephen Schwartz is a frequent contributor to THE WEEKLY STANDARD


The main building of the Bektashi Teqe, Michigan, USA, 2009
Photo Credit: Stephen Schwartz

Signpost at Bektashi Teqe, Michigan, USA, 2009
Photo Credit: Stephen Schwartz

CIP Executive Director Stephen Suleyman Schwartz
At the podium of Ashura observance during Mr. Ekrem Bardha's speech
Michigan, 2009

Doorway of the Bektashi Teqe, Michigan, USA, 2009
with Albanian patriotic symbols
Photo Credit: Stephen Schwartz

Albanian translation
Dita e Ashures në botë dhe mes shqiptarëve të Michigan-it

Nga dhuna e terroristëve në Lindjen e Mesme te largpamësia e Baba Rexhebit

Nga Stephen Schwartz

Detroit – Festa muslimane e njohur si Ashureja ra këtë vit në datën 7 janar (data 10 e Muharremit sipas kalendarit islamik). Ashureja është një festë e shenjtë për muslimanët Shia. Ajo përkujton vdekjen e Imam Huseinit, nipit të Muhametit, në betejën e Karbalas (Qerbelasë) në Irak në vitin 680 kur Husesini dhe mbështetësit e tij u mundën gjatë kryengritjes së tyre për drejtësi kundër tiranit Jezid. Ditën e Ashures, besimtarët shprehin gjithashtu keqardhjen e tyre që shumë prej pasuesve të Huseinit nuk dolën në fushën e betejës për ta mbështetur atë.
Pikërisht për shkak të elementëve të pendesës, studjuesit e teologjisë islame kanë gjetur ngjashmëri të kësaj feste me atë të hebrejve Yom Kippur, apo Dita e Dëmshpërblimit.

Drama Shia e Ashures dhe Qerbelasë njihen nga një pjesë e botës vetëm nëpërmjet imazheve groteske të përhapura nëpër botë nga televizioni, me besimtarë Shia që vajtojnë vdekjen e Huseinit nganjëherë duke klithur me zë të lartë, me lot që u dalin rrëke nga sytë ndërsa rrahin veten me grushta apo fshikullojnë veten në shenjë pendese. Disa vetërrihen me rripa të bërë nyje, madje edhe gjatë paradave të tyre në New York, të tjerë me zinxhirë, në Bejrut apo Teheran. Në të kaluarën pjesëmarrësit shpesh derdhnin gjakun e tyre duke prerë lëkurën e kokës me shpata. Ndonëse kohët e fundit, klerikët Shia e kanë ndaluar gjakderdhjen, ajo mund ringjallet kur besimtarët e gjejnë veten në situate ekstreme.

Në Irak, Saddam Huseini e kishte shtypur festimet fetare Shia dhe pasi ushtarët amerikanë çliruan Varrin e Imamit Husein në Qerbela në vitin 2003, miliona besimtarë Shia vërshuan aty për Ashuren.
Ndryshe nga pelegrinazhi i përvitshëm i haxhëve në Mekë, në Arabinë Saudite, që shpesh shoqërohet me zjarre e aksidente të tjera vdekjeprurëse, Shiat në Qerbela ia kanë dalë mbanë që këto tre vitet e para të kryejnë festimet masive pa ndonjë fatkeqësi të kësaj natyre. Nga ana tjetër, pas një ndalimi të gjatë, shumë besimtarë thyen urdhëresën e klerikëve të tyre dhe në ekzaltim e sipër u kthyen te tradita e prerjes së venave. Më pas, Ashurja në Irak, filloi të shoqërohej me dhunën kundër besimtarëve Shia të organizuar nga ekstremistë të Al Qaeda-s apo wahhabistë të nxitur nga Arabia Saudite fqinje.
Këtë vit, dy milionë besimtarë udhëtuan në Qerbela. Autoritetet irakene mobilizuan 30,000 ushtarë për t’i mbrojtur dhe njoftuan për një numër sulmesh terroriste që synuan prishjen e organizimit të kësaj ngjarje fetare. Në një nga këto incidente u vranë 38 vetë dhe u plagosën 70 të tjerë, kur një terrorist i veshur si grua hyri në tempullin shia të Imam Musa Kazimit, në 4 janar. Pas kësaj, hyrja e grave në tempull u ndalua.

Në 7 janar u arrestua një femër terroriste, me bomba të lidhura poshtë të rrobave të saj ndërsa ishte bashkuar me paradën e besimtarëve Shia që marshonin drejt Qerbelasë.

Në Pakistan, autoritetet përforcuan sigurinë lokale për pakicën Shia anëtarët e të cilës janë vrarë në mënyrë të përsëritur ndërsa faleshin në xhamitë e tyre e nëpër rrugë.

Po Ashurja ka edhe aspektet e saj të qeta, pas ritualit të vërshimit të dhimbjes, besimtarët mblidhen për të ngrënë së bashku duke e mbyllur zakonisht me një lloj pudingu të ëmbël të bërë me sheqer apo mjaltë, me arra apo kokrra të tjera, fruta të thata, oriz apo grurë. Kjo ëmbëlsirë gjithashtu quhet Ashure dhe shpesh u shpërndahet të varfërve.

* * *

Komuniteti musliman amerikan përfshin edhe qindra mijëra besimtarë Shia, kryesisht irakenë e shqiptarë me qendër në Michigan. Por ndërsa, arabo-amerikanët dhe pakistano-amerikanët lëshohen pas teatralizmave dhe vetëgjymtimit, shiat e Ballkanit janë më të përmbajtur ashtu si i ka hije një feste të tillë. Veprimtaria e tyre kushtuar Ashures i përngjet më shumë një organizate vëllazërore sesa shpërthimeve emocionale të Lindjes së Mesme.

Unë e kalova fundjavën e 10-12 janarit në Detroit për nderimin e përvitshëm të Ashures që u organizua në sallën e madhe të takimeve të Bektashinjve Sufi, një urdhër mistik shqiptar. Jashtë, bora ishte bërë pirg por rrugët ishin të hapura.
Brenda, nuk kishte vajtime, ulurima apo rrahje me kamzhik dhe mes qindra burrave e grave që merrnin pjesë nuk dallohej asnjë vello apo mbulime ekstreme për femrat.

Shumë imazhe të Huseinit dhe babait të tij Ali, dhëndrit të Muhametit zbukuronin sallën, bashkë me flamurin amerikan.
Ceremonia e Ashures ndërmjet Bektashinjve përfshinte edhe një fjalim nga një prift katolik, Atë Anton Kqira i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, Michigan. Ai iu drejtua sallës Sufi si “vëllezër” dhe u pasua nga një përeshëndetje e ngrohtë nga kleriku Sunni i zonës, Imam Shuaipi.

Besimtarët Sufi përfaqësoheshin nga udhëheqësi i tyre lokal, i nderuari Baba Arshi Babai nga Shqipëria dhe Baba Edmond Brahimaj, që udhëheq rezistencën Sufi kundër agresionit të esktremistëve islamistë të financuar nga burime që vijnë nga Arabia Saudite.
Figura kryesore e komunitetit është Ekrem Bardha, një biznesmen i suksesshëm që ka mbështetur e financuar shumë inisiativa e përpjekje publike për të mirën e përbashkët këtu në Amerikë.

Kur Bektashinjtë u organizuan këtu në Michigan, në vitin 1954, themeluesi i qendrës së tyre, Baba Rexheb Beqiri, shkroi për Ashuren e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara se Imam Huseini ishte persekutuar e vrarë në Qerbela sepse ai kishte mbrojtur një qendrim kushtetues kundrejt pushtetit fetar, lirisë dhe mirëqenies së popullit. Huseini, sipas Baba Rexhebit, "mbajti gjallë flamurin e lirisë, prestigjin e demokracisë fetare”. Populli u rebelua kundër padrejtësive të pushtetarëve të tij, por uzurpatorët u përgjigjën me “veprime terroriste”.
Është e jashtëzakonshme largpamësia e këtij mërgimtari bektashian në SHBA lidhur me çështjet kyçe të marrëdhënieve mes Islamit dhe Perëndimit, më shumë se gjysëm-shekulli më parë.

Parimi i “demokracisë fetare” – që do të thotë demokracia brenda fesë dhe jo një sistem politik i bazuar në fe – përbën sfidën më të madhe kundër konformizmit në emër të Sharias sot në botën islame. Ndërsa lidhja e veprimeve të tiranëve muslimanë me terrorin zëre se mund të ishte marrë nga gazetat e sotme nëpër botë, më shumë se 50 vjet më vonë.

Besimtarët Shia të Ballkanit që u mblodhën në Michigan-in e mbuluar me borë për të nderuar Ditën e Ashures dëshmuan se jeton diku një Islam Amerikan, që është po aq amerikan sa edhe musliman.

Pikërisht ky është një pararojë e civilizimit kundër ekstremizmit, një shembull i paqes dhe respektit reciprok ndërmjet feve dhe një shprehje mirënjohjeje për mundësinë për të nderuar një hero musliman në siguri e në liri.

Përktheu Ruben Avxhiu - Botuar në revistën e njohur amerikane “The Weekly Standard

Close window | Back to the homepage